Maqedoni
Çarls Garret: Ende keni punë, duhet vullnet dhe kompromis
22.09.2015 14:29
Ambasadori britanik në Maqedoni, Çarls Garret, përshëndet arritjen e marrëveshjes për zgjedhjen e prokurorit special...

Ambasadori britanik në Maqedoni, Çarls Garret, përshëndet arritjen e marrëveshjes për zgjedhjen e prokurorit special, por thotë se para sistemit të drejtësisë dhe politikanëve ka ende edhe shumë punë për t’u bërë dhe testi i radhës së grupeve të punës është Kodi Zgjedhor dhe zgjedhjet e ardhshme.
Garret thotë se duhet vullnet dhe përgjegjësi për të zgjidhur të gjitha problemet, por mbi të gjitha duhet kompromis.
“Marrëveshja e Përzhinës paraqet sukses të madh, por e kam patjetër të them se ka shumë hapa që duhet të ndërmerren më tutje. Arritje të mëdha janë kthimi i opozitës në parlament, zgjedhja e prokurorit, por më tutje mbetet të shihen hapat e tjerë, si Ligji për zgjedhjet, funksionet e ministrisë, si dhe sjellja e aktorëve politik në kohën e zgjedhjeve në vitin e ardhshëm, e cila për Maqedoninë do të jetë proces i rëndësishëm. Për të ndodhur gjërat e mira nevojitet punë, kompromis, vullnet politik dhe përgjegjësi nga ata që janë përfshirë në proces”- deklaroi ambasadori i Britanisë së Madhe në RM, Çarls Garret.
