Botë

Gjermani, bastisen tetë banesa, dyshime së përdoreshin nga ekstremistët

22.09.2015 15:00

Policia gjermane ka bastisur tetë ndërtesa në Berlin, pas dyshimeve të ngritura se ato përdoreshin nga ekstremistë islamikë...

Autoritetet gjermane nuk dhanë informacione nëse kanë kryer arrestime në këto bastisje, në të cilat përfshihet edhe një xhami.
 
Policia tha se ata ishin duke hetuar një 52-vjeçar nga Maroku, i dyshuar për nxitje të të rinjve që të bashkohen me grupet e armatosura islamike, që luftojnë kundër presidentit sirian, Bashar al-Assad.
 
Ata janë gjithashtu duke hetuar një maqedonas 19-vjeçar,i cili besohet të jetë aktualisht në Siri.
 
BELINDA KOKA-ADEMI