Botë

ShBA jep alarmin: Terroristët rrezikojnë jetën e Papës

22.09.2015 15:07

Në ShBA është dhënë një alarm i ri pikërisht në prag të mbërritjes së Papa Françeskut...

Sipas një dokumenti nga Policia e Pensilvanisë, që është bërë publik nga rrjetit NBC, forcat e policisë kanë frikë që terroristët mund të jenë veshur si agjentë policie për të ndërmarrë sulme.
 
Duke përdorur dokumente false, ata madje mund të hyjnë edhe në vendet me lëvizje të kufizuar.
 
Raporti bën me dije se terroristët mund të jenë lehtësisht të armatosur dhe të kenë në dispozicion internet.
 
Forcat e rendit ftojnë autoritetet për të pasur vëmendje të madhe dhe për të verifikuar edhe personat e veshur me uniforma dhe të marrin shpjegime për personat e armatosur që duan të hyjnë në hapësira të ndryshme, pa dhënë më parë një shpjegim.
 
BELINDA KOKA-ADEMI