Skenderbeu fiton derbin me Tiranen 2-1
Skënderbeu fiton derin e kampionatit te Shqiperise duke mundur 2-1 në Korçë Tiranën me përmbysje, pas 83 minutash loje në disavantazh...

Skuadra e Mirel Josës ka bërë gjithçka për të qenë ekipi fitues në javën e katërt, duke bërë kështu të jetë në krye të superiores me pikë të plota.
Ndeshja nis keq për Skënderbeun pasiqe Tirana ka shënuar që në minutën e dytë me anë të Fukuit.
Ndersa Skënderbeu ka barazuar shifrat në minutën e 25-të me anë të Bernard Berishës.
Pjesa e parë është mbyllur 1-1, në barazim. Pjesa e dytë nis me probleme për lojën.
Tifozët e Tiranës kanë ndezur disa flakadanë duke shkaktuar shumë tym në fushën e lojës, i cili kufizon shikueshmërinë dhe vazhdimin e lojës.
Në minutën e 51-të Korçarët dominojnë në gjysmëfushën e kryeqytetasve, provojnë të gjejnë hapësirë për të realizuar, por mbyll mirë mbrojtja mike.
Loja futet në një histori me shumë raste për gol për të fituar ndeshjen, por gjithçka vendoset në minutën e 85-të. Heroi është Gerard Progni.
Kundërsulm i korçarëve, Berisha kroson nga e majta drejt zonës, aty ku gjendet Progni, mesfushori godet me kokë dhe çon topin në rrjetë e 2-1.
Skënderbeu përmbys rezultatin pas 83 minutash duke i dhuruar tifozëve të vet fitoren e katërt radhazi dhe vendin e parë me pikë të plota, plot 12.
Bardheblutë më në fund kanë treguar një ndeshje me vlerë dhe që do të jenë pretendentët e sezonit.
