Ekonomi

Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik, 1.3 milion euro për projektet e ndërmarrjeve

22.09.2015 17:00

Me 1.3 milion euro do të mbështeten projektet e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme që do t’i ndajë Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik...

Sipas zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike, Vladimir Peshevski, për çdo projekt që do të konkurrojnë  kompanitë e sapothemeluara “Start-ap” dhe “Spin of” janë parashikuar nga 30 mijë euro, ndërsa fondi për këtë instrument kap vlerën prej 300 mijë euro.
 
Me 100 mijë euro do të mbështeten projektet që kanë për qëllim komercializimin e inovacioneve, ndërsa për këtë qëllim janë siguruar 600 mijë euro.
 
Gjithashtu me këtë thirrje do të mbështeten edhe projektet për transferimin e teknologjive me nga 200 mijë euro, ndërsa për këtë qëllim janë siguruar 400 mijë euro. 
 
“Pikërisht tek komercializimi i inovacioneve inkurajohet bashkëpunimi midis ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe bashkëpunimi midis shkencës dhe industrisë. Theks bashkëpunimi ka edhe tek instrumenti i transferimit të teknologjive, me ç’rast inkurajohet qasja e përbashkët e sektorëve të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, me qëllim që të kenë më shumë impakt në sektorin ekonomik”- deklaroi zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Vladimir Peshevski.
 
Kushtet për aplikim në instrumentet “Start-ap” dhe komercializimin e inovacioneve janë të ngjashme, tha Jasmina Popovska, drejtoreshë e Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik.
 
Kompanitë e interesuara mund të aplikojnë deri më 21 tetor 2015.  
 
REJHANE BUSHI-METAJ