Futboll

Shënon Berisha, Melbourne Victory në gjysmëfinale

22.09.2015 17:05

Besart Berisha me Melbourne Victory kualifikohen në gjysmëfinalen e Kupës së Australisë...

Melbourne Victory shënoi fitore me rezultat 3:1 kundër Adelaide United. Futbollisti nga Kosova luajti titullar dhe ishte prej më të mirëve në fushë.

Berisha shënoi golin e fundit, i cili qe i saktë nga penalltia pikërisht në minutën e 82-të.

Melbourne Victory ishin më të mirë dhe fituan me lehtë se sa kanë pritur.

Golat i shënuan për Melbourne Victory: Guilherme (10’), Barbarouses (45+1’) dhe Berisha (82’-nga penalltia) dhe për Adelaiden: Carrusca (49’-nga penalltia).