Maqedoni
Në Komunën e Tetovës filloi implementimi i pilot-projektit për parkim
22.09.2015 17:17
Nga sot filloi implementimi i pilot-projektit për zonën A, e cila zonë është e ndarë në zonën A1 dhe A2, në Komunën e Tetovës...

Nga sot filloi implementimi i pilot-projektit për zonën A, e cila zonë është e ndarë në zonën A1 dhe A2, në Komunën e Tetovës, ku qytetarët të cilët dëshirojnë të parkojnë veturat e tyre në këto zonë do të jenë të detyruar të dërgojnë sms-porosi, e cila do të jetë pa pagesë.
Këtë sot e theksoi drejtori i Ndërmarrjes për Menaxhimin e Parkingjeve, Fejsal Beadini.
“Ndërmarrja për menaxhimin e parkingjeve filloi implementimin e pilot-projektit. Ky projekt do të zgjasë disa javë dhe në të cilin planifikohet që parkingu të jetë pa pagesë, ku qytetarët detyrimisht do të duhet të dërgojnë sms-porosi në mënyrë që të adaptohen sa më mirë në sistemin e parkingut. Fillimisht, kemi filluar vetëm me zonën A, e cila është e ndarë në zonën A1 dhe A2, ku do të fillojë parkingu prej orës 7 të mëngjesit deri në orën 23, prej ditës së hënë deri të shtunën, ndërsa të dielave dhe ditëve të festave parkingu është pa pagesë” - deklaroi drejtori i Ndërmarrjes për Menaxhimin e Parkingjeve-Tetovë, Fejsal Beadini.
Parkingu zonal A1 dhe A2 përfshin bulevardin “Ilinden” bulevardin “Iliria”.
Çmimi për parking, ku do të filloi pas pilot-projektit, do të jetë 30 den., varësisht zonës së parkingut dhe janë të angazhuar 40 punëtorë të cilët do të punojnë në dy ndërrime për shërbimin e operatorëve dhe bllokatorëve.
VISAR SADIKI
