Botë
Polonia do të pranojë 5000 refugjatë
22.09.2015 20:28
Në seancën e sotme të ministrave të punëve të brendshme të BE-së, Polonia është dakorduar që të pranojë 5.000 refugjatë...

Në seancën e sotme të ministrave të punëve të brendshme të BE-së, Polonia është dakorduar që të pranojë 5.000 refugjatë në kuadër të programit evropian për shpërngulje të refugjatëve të arritur në Union, njofton TASS, duke cituar agjencinë polake të lajmeve PAP.
Në fazën e parë BE-ja do të shpërndajë në vende të ndryshme 66.000 nga gjithsej 120.000 refugjatë, ndërsa 54.000 do të jenë "në rezervë".
Nëse në një të ardhme të afërt ndonjë vend nga BE-ja kërkon ndihmë për shkak të presionit migrues, BE-ja do ta shfrytëzojë edhe këtë "rezervë", kumtoi PAP./mia
