Maqedoni

Sot në Maqedoni mot i ndryshueshëm dhe me diell

23.09.2015 09:07

Sot në Maqedoni do të ketë mot të ndryshueshëm, me diell në pjesë të ndryshme të ditës...

Temperaturat e mëngjesit do të sillen nga 7 deri në 17 gradë celsius, ndërsa ato të ditës nga 16 deri në 26 gradë celsius.
 
Pasdite pritet që të ketë rritje të vogël të reve në pjesën perëndimore të Maqedonisë, dhe në vende-vende të ketë shi.
 
Në Shkup dhe rrethinë do të ketë mot të ngjajshëm ku temperaturat do të jenë nga 15 deri në 26 gradë celsius. UV indeksi do të jetë 5.