Maqedoni

Pa energji elektrike sot një pjesë e komunave Kisella Vodë, Sopishtë, Çair dhe Gazi Babë

23.09.2015 09:11

Për shkak të ndërhyrjeve teknike në sistemin elektronik sot pa energji elektrike do të mbeten disa pjesë të komunave Kisella Vodë, Sopishtë, Çair dhe Gazi Babë...

Siç informon QRMK Shkup, pa energji elektrike nga ora 08:30 deri në orën 11:00 do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve në rr. "Maxhari" nga numri 54 deri në nr.82 në komunën e Gazi Babës.
 
Nga ora 08:30 deri në orën 10:30 pa energji elektrike do të mbeten shfrytëzuesit e fshatit Sopishte në komunën Sopishte, ndërsa nga ora 08:30 deri në orën 14:30 shfrytëzuesit e një pjese të f.Lubosh, f.Batincë në komunën e Studeniçanit, bul. "Kërste Misirkov", rr."191", rr. "Bitpazarska", rr."Stiv Naumov", rr."189" në komunën e Çairit.
 
Pa energji elektrike nga ora 09:00 deri në orën 12.00 do të mbesin shfrytëzuesit e rr. "Ilija Ristovski" në komunën e Kisela Vodës./mia