Maqedoni
Ndërprerje dyorëshe e komunikacionit në rrugën Ohër-Kërçovë
23.09.2015 09:36
Në aksin rrugor A2 Ohër-Kërçovë (qafa malore Presekë - f.Vërbjan) për shkak të kryerjes së punëve ndërtimore në rrugë...

Në aksin rrugor A2 Ohër-Kërçovë (qafa malore Presekë - f.Vërbjan) për shkak të kryerjes së punëve ndërtimore në rrugë (minim) sot nga ora 13:00 deri në orën 15:00 komunikacioni do të jetë në ndërprerje në intervalе kohorе prej 15 deri 20 minuta.
Nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë informojnë se në pajtim me Miratimin nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve nga 3 shtatori i këtij viti dhe raportimit nga Manifaktura produksion për nevojat për incizimin e filmit vendoset ndryshim i përkohshëm i regjimit në komunikacion në Pjesën е rrugës 3 Autostrada 2, vendi "Hipodrom" - vendi "Saraj" (Qarkorja e Shkupit) për sot, më 23, 24, dhe 28 shtator nga ora 07:00 deri në orën 19:00.
Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mestar.
Në kalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti./mia
