Maqedoni
Nesër ditë jo pune për besimtarët myslimanë
23.09.2015 09:51
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informoi se dita e parë e Kurban Bajramit, 24 shtator i vitit 2015 është ditë jo pune...

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informoi se dita e parë e Kurban Bajramit, 24 shtator i vitit 2015 është ditë jo pune për besimtarët myslimanë të Republikës së Maqedonisë.
Nga kjo Ministri ua urojnë festën e Kurban Bajramit të gjithë besimtarëve myslimanë në vend, duke uruar paqe, lumturi dhe stabilitet në familje.
Përndryshe, edhe në Arabinë Saudite përmes një njoftimi zyrtar sivjet dita e parë e Festës së Kurban Bajramit do të jetë më 24 shtator./mia
