Maqedoni

Është zvogëluar fluksi i imigrantëve

23.09.2015 11:09

Fluksi i imigrantëve nëpër vend gjatë disa ditëve të fundit shënon rënie, përkatësisht stagnon në numrin i cili nuk tejkalon 3.000 njerëz...

Sipas evidentimit të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar dhe organizatave joqeveritare, në periudhën prej 12 orëve, duke llogaritur nga ora 19 mbrëmë deri sot në orën 7 të mëngjesit, nga kampi për pranim në Gjevgjeli në rrugën për në Tabanovc kanë shkuar 3.000 imigrantë, të cilët si mjete transporti i kanë shfrytëzuar tre automjetet speciale të cilat nisen nga platforma e kampit, si dhe autobusët dhe automjetet e taksive  të cilat vijnë nga parkingu te ura e lumit Suva.
 
Aktivistët e Kryqit të Kuq, imigrantëve u kanë ndarë mbi 200 pako me ujë, 111 pako me ushqim, 107 batanije, 45 pampers pelena dhe 28 paketa me biskota. Ekipet mjekësore kanë pasur 330 asistenca dhe 55 intervenime prej të cilave vetëm dy nga imigrantët janë dërguar në spitalin e përgjithshëm në Gjevgjeli.
 
Trasnporti i imigrantëve nga Gjevgjelia deri në Tabanovc është kanalizuar dhe organizuar në nivel të lartë, ashtu që edhe në rast të fluksit më të madh të migrantëve, nuk priten vështirësi në këtë plan./mia