Botë

Jemen, humbet anija me 50 pasagjerë në bord

23.09.2015 12:39

Anija me emrin El-Muhra, me 50 pasagjerë në bord, e nisur nga porti Hadramevt i Jemenit drejt ishullit Sokotra...

Anija me emrin El-Muhra, me 50 pasagjerë në bord, e nisur nga porti Hadramevt i Jemenit drejt ishullit Sokotra, prej 5 ditësh konsiderohet e humbur, raporton “Anadolu Agency”.
 
Një zyrtar i lartë jemenas, i cili nuk kishte dëshirë të identifikohej, tha për gazetarin e AA se anija El-Muhra është nisur nga porti Hadramevt për të transportuar 50 persona të cilët kishin mbetur të bllokuar në këtë vend, por prej 5 ditësh kontakti me të është ndërprerë.
 
Zyrtari thotë se personat e bllokuar në këtë port ishin të gjithë banorë të ishullit Sokotra dhe mes tyre kishte 28 gra dhe 8 fëmijë. 
 
Ishulli i Sokotras, i cili gjendet rreth 250 milje larg Jemenit. vitin e kaluar u shpall si një qytet i këtij vendi.