Maqedoni
Kurban Bajrami, nuk ka ndryshime të çmimeve në treg
23.09.2015 12:47
Gjatë festave jemi mësuar të kemi rritje të çmimeve, por këtë herë nuk ka ndonjë gjë të tillë për festën e Kurban Bajramit...

Por, me gjithë mosndryshimin në çmime, shitësit ankohen se lëvizje në treg ka, por blerja nga ana e qytetarëve është shumë e dobët.
“Tash për festë lëvizje ka, por blerje nuk ka, nuk harxhohet malli. Nuk është si përpara”- u shpreh një shitës.
“Interesimi nuk është shumë i madh, njerëzit edhe para nuk kanë. Ecin, por blerje nuk ka. Çmimi i çdo gjëje ka rënë, ndërsa tregtarët e presin Bajramin”- theksoi një shitës.
Ndërsa, sipas qytetarëve, çmimet janë standarde, nuk ka ndonjë ndryshim në prag të festës së Kurban Bajramit.
“Çmimet mirë janë, por para nuk ka”- tha një qytetar.
“Për Bajram kemi marrë dy kurbana. Do të marrim gjithashtu edhe mish tjetër. Unë jam pensioner, ata që i kanë pensionet e ulëta për ata është shtrenjtë, ndërsa për ata që kanë para nuk i shohin çmimet”- deklaroi një qytetar.
“Edhe ne e kemi marrë një kurban për Festën e Bajramit. Çmimet janë standarde, nuk janë të ngritura. Dikush mendon që për Bajram janë ngritur çmimet, por jo ato çmime janë, nuk ka ndryshime”- tha një qytetar.
Por, pa marrë parasysh nëse kanë para apo jo, të gjithë blejnë diçka sipas mundësive, pasi festa e Bajramit festohet me vizita të miqve dhe familjarëve dhe tryeza duhet të jetë më festive se në ditët e zakonshme.
REJHANE BUSHI-METAJ
