Botë
Qeveria greke do ta nominoj Vucis për kryetar të Parlamentit
23.09.2015 13:08
Anëtari i shquar i Syriza-s Nikos Vucis pritet ta trashëgojë Zoi Konstantopulu në funksionin kryetar i Parlamentit...

Para inaugurimit të Qeverisë së re greke, Nikos Vucis zbuloi se Qeveria do ta propozojë për kryetar të Parlamentit.
"Parlamenti do të zgjedhë kryetarin e vet, Qeveria jep propozimet e veta dhe unë do të jem i nominuar. Kur do të vijë koha për diskutim, Parlamenti do të bëjë zgjedhjen e vet", tha Vucis./mia
