Maqedoni

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.983 vërtetime për emigrantë

23.09.2015 13:30

Në 24 orët e fundit janë ndarë gjithsej 1.983 vërtetime për qëllimin e shprehur për parashtrimin e kërkesës për njohjen e së drejtës për azil të cilët transitojnë nëpër Maqedoni...

Prej tyre 1.241 janë të gjinisë mashkullore, 324 të gjinisë femërore, 304 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, si dhe 114 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër.
 
Më të numërt janë nga Siria 1.142, Afganistani 392, Iraku 342..
 
Siç kumtoi MPB-ja deri më tani janë ndarë vërtetime për 92.758 emigrantë, prej të cilëve 61.732 janë të gjinisë mashkullore, 12.608 të gjinisë femërore, 15.460 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit,  si dhe 2.958 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër. 
 
Sipas shtetësisë së personave të cilëve u janë ndarë vërtetimet, më të numërt janë nga Siria - 71.342, Iraku - 4.904, Afganistani - 7.624, Palestina - 961 , Irani - 418, Pakistani - 2.569, Somalia 628, Bangladeshi 595, Kongo 361, Nigeria 221, Kameruni 165, Eritrea 163, Etiopia 126, Sudani 111, përderisa të tjerët janë në numër më të vogël.
 
Në 24 orët e fundit deri te Sektori për azil nuk janë parashtruar kërkesa për njohjen e së drejtës për azil, ndërsa gjithsej deri tani janë dorëzuar 49 kërkesa të tilla me ç'rast 36 janë kërkesa nga shtetas nga Siria, tre kërkesa nga shtetas nga Pakistani dhe Afganistani dhe nga dy kërkesa nga shtetas nga Maroku, Algjeria dhe Iraku.
 
Në Qendrën e pranimit për azilkërkues dje janë regjistruar katër kërkues edhe atë të gjithë burra. Në mënyrë shtesë, në pajtim me nenin 48 nga Ligji për azil dhe mbrojtje të përkohshme dy persona, një person i mitur pa shoqërim dhe një burrë janë strehuar në vend tjetër për banim të përcaktuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.
 
Nga ana e ekipeve mobile të Kryqit të kuq është dhënë ndihma  e parë për 865 persona në Tabanoc dhe në Gjevgjeli, është dërguar në spital një grua shtatzënë, ndërsa janë distribuar edhe 2.526 shishe me ujë, 79 pako me ushqime./mia