Futboll
FIFA i përgjigjet Barcelonës për Turanin
23.09.2015 14:12
FIFA i është përgjigjur negativisht Barcelonës në kërkesën për regjistrimin e menjëhershëm të përforcimit të ri, Arda Turan, pas lëndimit të rëndë të mesfushorit Rafinha...

FIFA i ka dhënë një lajm të keq Barcelonës.
Gjiganti katalan është refuzuar në kërkesën për regjistrimin e menjëhershëm të përforcimit të ri, Arda Turan, pas lëndimit të rëndë të mesfushorit Rafinha.
Sipas të përditshmes sportive madrilene “Marca”, FIFA ka refuzuar që Turan të ketë të drejtë të luajë për Barcelonën, më herët se janari i vitit 2016, kur do të skadojë dënimi i shqiptuar për regjistrimin e futbollistëve.
