Botë

Siri, ISIS-i ekzekuton 9 persona sepse ishin homoseksualë

23.09.2015 14:43

ISIS-i ka ekzekutuar publikisht të hënën 9 meshkuj, përfshirë një djalë 15-vjeçar, për arsye se ishin homoseksualë...

Ekzekutimet u kryen në Rastan, në provincën e Homsit, në prani të shumë njerëzve.
 
Militantët e ISIS-it kanë shkatërruar çdo aparat që ka regjistruar këto ekzekutime dhe nuk kanë publikuar “online” pamje nga ekzekutimi i shumëfishtë.
 
Më parë, ISIS-i ka publikuar video dhe foto ku tregohet si homoseksualët hidhen nga godina të larta apo vriten me gurë në prani të grumbujve të mëdha me njerëz.
 
Kombet e Bashkuara kanë bërë të ditur se ISIS-i ka ekzekutuar deri tani rreth 30 homoseksualë në Siri.