Maqedoni
Qytetarët nuk kanë qasje në vendimmarrje, “Metamorfozis” nxjerr aplikacionin “Pikodemokraci”
23.09.2015 15:12
Edhe pse qeveria ka promovuar disa projekte që kanë si qëllim përfshirjen e qytetarëve në proceset vendimmarrëse...

Edhe pse qeveria ka promovuar disa projekte që kanë si qëllim përfshirjen e qytetarëve në proceset vendimmarrëse, si projekti ENER dhe faqja E-Demokraci, qytetarët ende nuk kanë qasje në vendimmarrjen e organeve shtetërore dhe lokale.
OJQ-të ankohen se qytetarët dinë shumë pak për këto projekte, pasi mungon promovimi i mjaftueshëm i tyre dhe aktualisht projektet e tilla janë shumë komplekse për qytetarët.
Kjo sjell si pasojë edhe humbjen e besimit të qytetarëve në institucione.
Fondacioni Metamorfozis, përmes projektit “Rrjeti aksionar për qeverisje të mirë”, kërkon të kontribuojnë në inkuadrimin e qytetarëve në procesin e vendimmarrjes.
‘"Pikodemokraci’, aplikacioni mobil është një model i cili nëpërmjet celularit iu mundëson qytetarëve në mënyrë të shpejt dhe të thjesht të japin mendimet e tyre për vendimet që duhen të merren në komunë apo parlament, nëse pajtohen apo jo me to. Për fat të keq qytetarët nuk kanë qasje të mjaftueshme për shkak se nuk ekziston një përkushtim i mirëfilltë i institucioneve shtetërore, si në nivel lokal ashtu edhe shtetëror, që t’i kyçin qytetarët në procesin e vendimmarrjes”- deklaroi Bardhyl Jashari nga Fondacioni Metamorfozis.
Për shkak se jo të gjithë qytetarët kanë qasje në internet apo kanë celulare, të pranishmit në konferencë theksuan nevojën e krijimit të mekanizmave nga ana e organeve shtetërore, përmes së cilave qytetarët do të vijnë në kontakt të drejtpërdrejt me vendimmarrësit, si në nivel shtetëror ashtu edhe lokal.
Momentalisht vetëm qytetit i Strugës, Strumicës dhe Komuna Qendër janë duke e implementuar këtë projekt.
NERMIN MULAKI-FEJZULLAHU
