Maqedoni
Festa, mbushen tregjet me kurbane, shumë shohin, por pak blejnë
23.09.2015 17:24
Në prag të shënimit të festës së Kurban Bajramit, në disa pika të vendit janë duke u shitur bagëti të vogla dhe të mëdha për kurban...

Në vendin e vjetër, në tregun e inprovizuar në kryeqytet, mund të vërehen shumë lloje të kafshëve për kurban, të cilat kishin dalë në shitje prej orëve të para të mëngjesit.
Besimtarët e anketuar nga TVM-2 thonë se këtë vit bagëtitë i plotësojnë kushtet fetare për këtë obligim fetar.
“Unë e kam blerë një kurban qysh dje, por përsëri dola të shoh sot. Çmimet mirë janë, prej 150, 250 euro për një kurban”- deklaroi një qytetar.
“Veç dola me pa se si janë çmimet e kurbaneve. Çmimet mendoj se janë reale, kush ka para blen, kush nuk ka vetëm shikon. Unë nuk kam blerë”- tha një qytetar.
Shitësit thonë se interesimi për blerje të kurbaneve nga viti në vit është duke rënë dukshëm. Edhe për kundër faktit se çmimet e bagëtive janë të pandryshuar, shumë pak ka shitje. Ata thonë se për këtë festë ka më shumë vizitues se sa blerës.
“Çmimi i dashit është 150, 300 euro. Interesimi është si vitet e kaluara. Kush ka vendos të blejë, blen. Ky vit më duket nga vitet e kaluara është më i dobët”- theksoi një shitës.
“Populli nuk ka para, na ka kapluar kriza ekonomike. Çmimet janë të ndryshme, varet prej 200, 250, 300, 150 euro, mirëpo njerëzit nuk blejnë, nuk kanë të holla për kurban”- u shpreh një shitës.
“Çmimet janë të njëjta si vitet e kaluara. Prej 150 e poshtë, ato çmime nuk janë të larta, por problemi është tek paratë”- tha një shitës.
Sipas Islamit, kurbani është adhurim i cili në mënyrë direkte e lidh besimtarin me Zotin e lartësuar.
Me therjen e kurbanit besimtarët i shprehin falënderim Zotit për pasurinë e falur me të cilën pasuri është arritur që të theret kurbani.
REXHEP QAMILI
