Maqedoni

Sllatinë-Tearcë, banorët dhe komuna shtrojnë rrugët me bekaton

23.09.2015 18:26

Komuna e Tearcës, në bashkëpunim me banorët e Sllatinës, ka nisur të meremetojë dhe rregullojë infrastrukturën rrugore të fshatit Sllatinë, duke shtruar rrugët me pllaka bekatoni...

Nga komuna shpresojnë që bashkë me banorët të shtrojnë me pllaka bekatoni të gjitha rrugët e fshatit.
 
“Komuna ju del në ndihmë sa i përket rrugicave të vendbanimeve në nivel të komunës me pjesëmarrjen 50-50 dhe patëm një kërkesë të kësaj natyre nga fshati Sllatinë, dhe pikërisht dhe nga vendi i ngjarjes që ju raportojmë ju, kërkesa ishte e arsyeshme dhe ata ishin të gatshëm, edhe ne si komunë jemi, gjithnjë bëjmë llogari dhe që t’ju dalim në ndihmë dhe ju përgëzojmë për këtë. Punët janë kryer deri tash, janë me mjete të përbashkëta të komunës dhe të lagjes Beadinve, gjegjësisht tek Uji i Tharët, bëhet fjalë për një rrugicë afër gjysmë kilometër”- deklaroi kryetari i Komunës së Tearcës, Isen Asani.
 
Komuna e Tearcës, në bashkëpunim më këshilltarët e saj, është e gatshme që t’ju del në ndihmë të gjitha vendbanimeve që kanë interes për të rregulluar rrugët e lagjeve të tyre dhe do te participojë me mjetet e saj sikurse që ka bërë edhe në fshatrat tjerë të Komunës së Tearcës.
 
VISARI SADIKI