Botë
Greqi, Tsipras formon kabinetin e ri qeveritar
23.09.2015 19:29
Kryeministri i sapozgjedhur grek, Alexis Tsipras, ka formuar kabinetin e ri qeveritar...

Një pjesë e ministrave të këtij kabineti janë të njëjtët me qeverinë e mëparshme.
Sektori financiar, që është edhe më i rëndësishmi për Greqinë, do të drejtohet sërish nga ekonomisti, Euklid Cakalotos.
Ndërsa aleati i Tsipras në këto zgjedhje, Panos Kamenos, do të drejtojë Ministrinë e Mbrojtjes.
Një tjetër sektor të vështirë, ai i Migracionit, Tsipras ia ka besuar Janis Mouzalasit.
Qeveria greke do të përballet me dy sfida të mëdha, nxjerrjen e vendit nga kriza ekonomike dhe mbrojtjen nga problemi i emigrantëve.
