Botë

Kriza e emigrantëve, vazhdojnë tensionet Serbi-Kroaci

24.09.2015 12:56

Serbia ka ndaluar disa automjete me ushqim të Kroacisë në kufirin e saj...

Kjo vjen si shpagim ndaj Kroacisë, pasi kjo e fundi i ka mbyllur të gjithë kufijtë e saj me Serbinë si mbrojtje nga vala e pakontrolluar e emigrantëve.
 
Kroacia ka thënë se nuk do ta heq bllokadën e kufijve të saj, derisa Serbia të fillojë t’i drejtojë emigrantët drejt Hungarisë.
 
Sidoqoftë, Hungaria që nga 15 shtatori ka vendosur rrethojë në kufirin e saj, duke u pamundësuar emigrantëve që të depërtojnë në territorin hungarezë, për të shkuar pastaj në zonat tjera të BE-së.
 
Hungaria tashmë ka filluar ta mbyllë kufirin e saj edhe me Kroacinë, ku me mijëra emigrantë po presin për të kaluar kufirin.
 
Më shumë se 30 mijë emigrantë kanë arritur në Kroaci, që kur Hungaria ka mbyllur kufijtë me Serbinë.