Botë
Kurban Bajrami në Shqipëri, mesazhe për paqe, harmoni dhe falje
24.09.2015 13:17
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, mijëra besimtarë myslimanë kanë mbushur bulevardin Dëshmorët e Kombit në Shqipëri për të kryer ritin e faljes së namazit të Bajramit...

Kreu i Komunitetit Mysliman, Skender Brucaj, përveç se ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë anembanë, ai edhe ka kujtuar domethënien e kësaj feste, mirësinë, harmoninë dhe faljen që duhet të ekzistojë ndaj njëri-tjetrit.
Edhe këtë vit, besimtarët myslimanë në Shqipëri janë falur në bulevard, në pritje për zgjidhjen e ngërçit për ndërtimin e xhamisë së madhe në kryeqytetin shqiptar.
