Botë
Arabia Saudite, 2 milionë pelegrinë në malin Arafat
24.09.2015 13:54
Dy milionë haxhinj në Mekë, mbrëmë pas mesnate janë ngjitur në malin Arafat, që është njëri nga ritualet kryesore të Haxhit...

Një pjesë e haxhinjve nga Mina kanë ecur në këmbë deri në Arafat, derisa shumica janë sjellë me autobusë në afërsi të këtij mali.
Haxhinjtë në Arafat kaluan natën në grupe me besimtarët nga vendet nga të cilat kanë ardhur në Haxh.
Grupi i besimtarëve dalin në malin e mëshirës me lutjet, duke kërkuar falje nga Zoti.
Bëhet fjalë për kodrën ku njeriu i parë Ademi dhe gruaja e parë Hava për herë të parë janë takuar në tokë, ku edhe është bërë lutja e parë e njeriut.
