Botë

Jemen, sulm kamikaz gjatë faljes së Bajramit, 29 të vdekur

24.09.2015 14:16

Të paktën 29 persona kanë vdekur gjatë një sulmi në një xhami në kryeqytetin e Jemenit gjatë faljes së namazit të Kurban Bajramit...

Një bombë shpërtheu në xhaminë e stërmbushur me besimtarë. Zyrtarët kanë frikë se numri i të vdekurve nga sulmi në Bilaili Al në Sana do të rritet sepse dhjetëra besimtarë pësuan lëndime të rënda.

Sulmi është i gjashti në tre muaj, ku shënjestër janë xhamitë dhe përgjegjës për sulmet paraprake ka qenë IS-is, por deri tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin e sotëm.