Botë

Mina, 310 të vdekur, 450 të lënduar

24.09.2015 14:33

Të paktën 310 persona janë vrarë gjatë pelegrinazhit të Haxhit në qytetin Mina të Arabisë Saudite.

Lajmin e bëjnë të ditur zyrtarët vendas. Gjithashtu, 450 persona të tjerë janë plagosur nga shkelja e njëri-tjetrit.
 
Afro 2 milionë pelegrinë ndodhen në Mekë dhe numri pritet të arrijë në 2.2 milionë deri në fundjavë. 
 
Në vitin 2006, një incident i ngjashëm shkaktoi vdekjen e 364 pelegrinëve në Mekë.
 
Kjo nuk është fatkeqësia e parë në vendin e shenjtë gjatë Haxhit të sivjetmë.
 
Rënia e një vinçi një javë më herët shkaktoi vdekjen e 100 njerëzve, që në momentin gjendeshin në vizitë në Xhaminë e Madhe.
 
Vetëm dy ditë më pas, nga zjarri në një hotel u evakuuan 1000 pelegrinë, por për fat të mirë fatkeqësia e dytë përfundoi pa viktima.