Futboll

Shqiptarët e Grasshoppers-it fituan derbin

24.09.2015 17:37

Grasshoppersi vazhdon me rezultate të mira në elitën futbollit zviceran...

FC Grasshoppers shënoi fitore me rezultat 2:0 ndaj Sionit, e cila ishte edhe si derbi i javës së 9-të. 

Caio në minutën e 34-të e Ravet në atë të 74-të shënuan për fitoren e Grasshoppers-it.

Shani Tarashaj e Alban Pnishi luajtën standardë për Grasshoppers-in dhe dhanë maksimumin.

Në pjesën e dytë u aktivizua edhe Mërgim Brahimi pikërisht në minutën 79-të, kurse Tarashaj u zëvendësua në minutën e 89-të.

Grasshoppers është në vend të dytë me 20 pikë, ka katër më pak se Baseli, kurse Sioni bie i pesti në klasifikim me 14 pikë të mbledhura.