Botë

Grekët në ankth për qeverinë e re

25.09.2015 12:27

Greket janë në ankth dhe panik për atë se çfarë do të bëjë qeveria e re, pavarësisht se pjesa më e madhe e kabinetit janë fytyra familjare nga qeveria e mëparshme e kryeministrit, Aleskis Tsipras...

Vetëm 12 orë pasi deputeti i koalicionit qeverisës, Dimitris Kamenos, u betua si zëvendësministër i Infrastrukturës, ai u detyrua të japë dorëheqjen pas polemikave që shpërthyen mbi komentet e tij në Twitter.

Rrjetet sociale publikuan postime nga llogaria personale e Kamenos, në të cilat kishte komente raciste, homofobike dhe anti-semite.

Gjithashtu në adresën e tij, e cila aktualisht është e mbyllur, kishte komente mjaft përçmuese për kryeministrin e rizgjedhur për të dytën herë në krye të vendit, Aleksis Tsipras.

Edhe pse qeveria është betuar të çojë përpara reformat për një rimënkëmbje të ekonomisë greke, qytetarët nuk ndihen të sigurt.