Botë
500 emigrantë të bllokuar, Hungaria do ngrejë mur të ri
25.09.2015 12:35
Hungaria nisi ndërtimin e një tjetër muri kundër emigrantëve. Këtë herë në kufi me Slloveninë...

Për momentin policia dhe ushtarët janë impenjuar për të sistemuar gardhe me gjemba në vendkalimin Tornjisentmiklos-Pince.
“Kjo është një masë parandaluese”-ka deklaruar zëdhënësi i Qeverise kroate.
Ndërkohë, 500 emigrantë po qëndrojnë në një varrezë të kishës ortodokse në tokën e askujt mes Serbisë dhe Kroacisë.
Policia kroate sot bllokoi hyrjen e tyre nga Serbia, pranë Tovarnik, një ndër pikat kufitare kyçe të hyrjes së emigrantëve në rrugën e tyre drejt Evropës Perëndimore.
Fluksi i emigrantëve kryesisht nga Siria, Iraku dhe Afganistani ka shkaktuar tension mes dy shteteve, Serbisë dhe Kroacisë, të cilat kritikojnë njëra tjetrën në lidhje me mbylljen e kufijve dhe të trafikut.
Kroacia akuzon Serbinë se po i drejton emigrantët drejt kufijve kroatë në vend të orientimit të tyre më në veri drejt Hungarisë.
