Formula 1
Formula 1, Sainz e Kvyat në krye gjatë provave të lira në Suzuka
25.09.2015 14:02
Shiu ishte protagonist në startin e fundjavës së Sukuzas, të vlefshme për Çmimin e Madh të Japonisë në Formula 1...
Rreshjet e dendura penalizuan në mënyrë të ndjeshme punën në pistë dhe në bokse.
Në provat e lira, skuadrat nuk kanë marrë përgjigje të sakta pas garës në Singapor, ku Ferrari theu dominimin e Mercedes, duke ngjitur dy pilotë në podium.
Puna e skuadrave ka qenë e kufizuar, edhe sepse sipas parashikimit të motit, provat zyrtare dhe gara pritet të zhvillohen në asfalt në kushte optimale dhe pa shi.
Sesioni i parë i provave të lira në Japoni u mbyll me kryesimin surprizë të Carlos Sainz të Toro Rosso.
Ai la pas vetes Daniil Kvyat me Red Bull, makinën Mercedes të Nico Rosberg, ndërsa në pesë vendet e para u pozicionuan Sebastian Vettel me Ferrari dhe Leëis Hamilton.
Në sesionin e dytë, më i shpejti në pistë ishte Kvyat. Piloti i njëvendëshes Red Bull ishte vetëm 23 të mijtat më i shpejt se Nico Rosberg në një tjetër provë të karakterizuar nga rreshjet.
Hamilton u pozicionua i treti, me një sekondë diferencë, ndërsa Daniel Riçiardo i katërti përpara dyshes së Ferrarit, Vettel e Raikkonen.