Botë
ShBA, përplasen autobusët, 4 viktima
25.09.2015 16:23
Dy autobusë, njëri me turistë, tjetri me studentë të huaj, u përplasën në Siatëll të Uashingtonit, në një aksident fatkeq që shkaktoi 4 të vdekur...

Përplasja ndodhi gjatë kalimit në një urë. Katër viktimat ishin që të gjithë studentë të huaj nga kolegji i North Seattle, por nuk dihet ende se çfarë kombësie kishin.
Nga përplasja ka disa të plagosur rëndë. Kryebashkiaku, Ed Murray, e përshkroi ngjarjen si një “tragjedi të tmerrshme”.
Në aksident u përfshinë edhe dy makina të tjera më të vogla.
