Maqedoni
Komuna e Tetovës, koncert humanitar për vërshimet
25.09.2015 17:23
Komuna e Tetovës nesër për nder të festës së Kurban Bajramit në Pallatin e Kulturës do të organizojë një koncert humanitar...

Koncerti me këngë kombëtare dhe fetare do të jetë nën përcjelljen e orkestrave të Fakultetit të Arteve “Ibrahim Madhi” nga Tirana dhe Shoqërisë “Xheladin Zeqiri” nga Tetova.
Të ardhurat që do të grumbullohen nga ky koncert do t’ju shpërndahen familjeve që më së shumti pësuan nga vërshimet e tre gushtit në Tetovë.
“Të shtunën në Qendrën për Kulturë në Tetovë, Komuna e Tetovës do të organizojë një koncert humanitar për nder të festës së Kurban Bajramit. Koncerti do të organizohet me dy institucione kulturore, para është orkestra e harqeve e Akademisë së Arteve e Tiranës “Ibrahim Madhi” dhe pastaj solistët e Shoqërisë “Xheladin Sheqiri”. Programi përbehet nga këngë fetare, ilaçi, dhe këngë kombëtare. Karakteri i koncertit do të jetë humanitar dhe hyrja do të kushtojë njëqind denarë dhe të hollat e mbledhura do t’u dedikohen rajoneve të vërshuara”- deklaroi drejtori artistik pranë Komunës së Tetovës, Jeton Pustina.
Të gjithë dashamirët e artit dhe kulturës, të cilët me prezencën e tyre dëshirojnë të tregojnë humanitet në vepër, nesër dyert e Pallatit të Kulturës në Tetovë do të jenë të hapura për të gjithë qytetarët.
VISAR SADIKI
