Futboll
Drulloviç publikoi listën, rikthehen Alimi dhe Triçkovski
25.09.2015 17:42
Ljubinko Drullovic, përzgjedhësi i përfaqësueses së Maqedonisë në futboll, publikoi të premten listën e futbollistëve për dy ndeshjet eliminatore kundër Ukrainës dhe Bjellorusisë, të cilat do të luhen më 9 respektivisht 12 tetor.
Pas një pushimi të gjatë në reprezentacion, ai ka kthyer Armend Alimin, mesfushorin e Shkëndijës dhe sulmuesin e Legija Varshavë, Ivan Trickovski, si dhe portierin e suedezëve të Norcheping, David Mitov Nilson.

Në listën e Drullovic pëervec Armend Alimit gjenden edhe pesë shqiptarë të tjerë që janë standardë: Leonard Zhuta, Ferhan Hasani, Arijan Ademi, Agim Ibraimi dhe Besart Abdurrahimi.
“Më vjen keq edhe për disa futbollist të rinj tek të cilët nuk mund të llogarisë dhe të cilët luajtën mirë kundër Spanjës. Kundër ukrainës na pret ndeshje e rëndësishme. Duhet të luajmë si kundër spanjës. Nga ndeshja në ndeshje po luajmë gjithnjë e më mirë, po veprojmë si ekip. Në këto dy ndeshje do të përpiqemi ta përmirësojmë pozitën tonë. Qëllimi ynë është ti shmangemi vendit të fundit”, tha Drullovic, i cili shtoi se pret mbështetje nga publiku ashtu sikurse ndaj Spanjës.