Ekonomi

Delegacion qeveritar prezenton mundësitë për investim në Maqedoni

26.09.2015 13:10

Delaegacion qeveritar i kryesuar nga Kryeministri Nikolla Gruevski prezentoi mundësitë që ofron Maqedonia për tërheqjen e investimeve të huaja...

Delaegacion qeveritar i kryesuar nga Kryeministri Nikolla Gruevski prezentoi mundësitë që ofron Maqedonia për tërheqjen e investimeve të huaja para biznismenëve në Kolumbus të SHBA-ve.
 
Me këtë rast u përmendën harxhimet më të ulëta për udhëheqje të biznesit në Evropë, të prezentuara përmes tatimeve të ulëta.nivelit të ulët të borxhit të jashtëm dhe inflacionit stabil.
 
Gruevski tha se këto tregues ofrojnë kushte që janë pozitive për zhvillimin e biznesve.
 
Sipas tij një prej projekteve më të rëndësishme për përmirësimin e biznes klimës është gilotina rregullatore.
 
“Ky projekt u implementua me odat ekonomike dhe më shumë se 300 kompani dhe nënkuptonete shkurtim apo lirim të të mijëra procedurave birokratike në vend ,që u ndihmoi si kompanive vendase poashtu edhe atyre të huaja.Poashtu me projektet që zbatohen në arsim ndërtohet fuqi puntore konkuruese që është një nga argumentet për tërheqjen e investimeve të huaja”, shprehet kryeministri Nikolli Gruevski.
 
Pjesmarrësit në forumin e biznesit dhanë vlerësim pozitiv për ofertën që siguron vendi ynë për realizimin e investimeve të huaja.
 
“Mendoj se keni përparësi drastike për sa i përket tatimeve,orientimin e Qeverisë për avansimin e klimës për biznes dhe dhe fuqia puntore e edukuar.Këto gjëra janë atraktive për biznesmenët që të hapin biznese në Maqedoni”, shprehet Majkll Stavrof nga kompania Beri korporejshën.
 
Përskaj pjesmarrjes në biznes forume delegacioni qeveritar do të takohet edhe me diasporën në më shumë qytete të SHBA-ve.
 
Ndërsa Kryeministri Nikolla Gruevski do të marr pjesë në sesionin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
 
FLUTURA LATIFI