1738 migrantë brenda 24 orëve në Maqedoni
Rreth 100 mij migrantë kanë kaluar në Maqedoni tre muajt e fundit.Sipas të dhënave të MPB së nga 19 qershori deri më tani 98.602 shtetas të huaj kanë marrë vërtetim për azil...

Në 24 orët e fundit, MPB kanë ndarë gjithsej 1.738 shtetasve të huaj vërtetime për qëllimin e shprehur për parashtrimin e kërkesës për njohjen e së drejtës për azil.
Sipas shtetësisë të personave të cilëve u janë dhënë vërtetime, më të numërt janë nga Siria 903, Afganistani 452, Iraku 246, përderisa të tjerët janë në numër më të vogël.
Nga fillimi i dhënies së vërtetimeve deri më sot deri te Sektori për azil janë parashtruar 50 kërkesa për njohjen e të drejtës së azilit në bazë të vërtetimit të dhënë paraprakisht.
Me ç'rast 37 kërkesa janë nga shtetas të Sirisë, prej tyre 10 për fëmijë, pastaj tre kërkesa nga shtetas të Pakistanit dhe Afganistanit, prej tyre katër janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, nga dy kërkesa nga shtetas nga Maroku, Algjeria dhe Iraku dhe një kërkesë nga shtetas i Egjiptit.
Vala e refugjatëve të huaj ka tensionuar edhe mardhëniet mesh shteteve të Ballkanit Perëndimor e sidomos të Kroacisë dhe Serbisë.
Fillimisht Kroacia mbylli kufijt ndërsa Kryeministri kroat Zoran Milanoviq, pasi i shokoi gjithë sërbët duke i quajtur barbarë, ai ka goditur edhe Maqedoninë edhe Greqinë, duke thënë se këta vende nuk janë shtete.
Pas kësajë pasuan edhe kundërmasat e qeverisë serbe, por Qeveria e Serbisë ka hequr kundërmasat e ndërmarra ndaj Kroacisë, disa orë pasi Kroacia ka hapur kufijtë me shtetin serb.
“Arsyeja ka fituar”, ka thënë kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq. Kufijtë janë hapur pasi Komisioni Evropian ka kërkuar sqarime nga Kroacia për veprimet e saj. Zagrebi ka thënë se nuk është në gjendje të përballojë fluksin e madh të migrantëve që ikin nga Lindja e Mesme dhe Afrika.
Sipas shifrave të premten, afro 60,000 migrantë kanë hyrë në Kroaci nga Serbia ditëve të fundit. Por jot ë gjith janë kundër emigrantëve.
Miliarderi i njohur amerikan me origjinë hebreje, George Soros deklaroi se ”Evropa ka nevojë për një milion refugjatë çdo vit”.
”Vendet që do të marrin më shumë refugjatë do të rriten ekonomikisht më shpejt në të ardhmen”, thekson Soros, në një intervistë për gazetën italiane ”Corriere della Sera”.
FLUTURA LATIFI
