Botë

Sheiku Abdul Aziz Al Sheikh: Rrëmuja në Haxh, “përtej kontrollit njerëzor”

26.09.2015 15:25

Udhëheqësi i lartë fetar i Arabisë Saudite Abdul Aziz al-Sheik ka deklaruar se rrëmuja në Haxh, ku më 24 shtator humbën jetën 717 pelegrin...

Udhëheqësi i lartë fetar i Arabisë Saudite Abdul Aziz al-Sheik ka deklaruar se rrëmuja në Haxh, ku më 24 shtator humbën jetën 717 pelegrin, ka qenë përtej kontrollit njerëzor.

“Ju nuk jeni përgjegjës për atë që ka ndodhur. Për gjërat që njerëzit nuk mund t’i kontrollojnë, nuk mund të fajësoheni. Fati është i pashmangshëm”, i ka thënë sheiku Abdul Aziz al-Sheikh ministrit të Brendshëm saudit, princit Muhammad bin Nayef bin Abdelaziz.

Ata janë takuar në Mina, në qytetin ku ka ndodhur rrëmuja.

Mbreti saudit Salman ka urdhëruar hetime të aksidentit vdekjeprurës.

Ndërsa mijëra protestues iranianë kanë dalë në protesta për të denoncuar paaftësinë e Arabisë Saudite për të orientuar pelegrinët në Haxh, ku si pasojë vdiqën më shumë se 719 persona, ndërsa mbi 800 të tjerë mbeten të lënduar.