Futboll

El Clasico” në 21 Nëntor ora 20:30

26.09.2015 16:12

Klasikja e parë e sezonit në La Liga ka një datë dhe një orë. Drejtuesit e federatës bëjnë me dije se Real Madrid-Barcelona do të luhet të shtunën në 21 Nëntor në orën 20:30...

Gjatë ditëve të fundit ka pasur shumë paqartësi në lidhje me datën dhe orën por tashmë është bërë gjithçka zyrtare dhe sipas vendimit të marrë, “El Clasico” e parë e sezonit do të luhet menjëherë pas ndeshjeve të kombëtareve që do të vendosin edhe fatin e skuadrave që do të fitojnë të drejtën për të marrë pjesë në Euro 2016.

Një e dhënë interesante kjo pasi për 2 javë, trajnerët nuk do të kenë në dispozicion lojtarët më të mirë, të cilët do të jenë të angazhuar me kombëtaret e tyre.

Ata do të bashkohen me skuadrat respektive 2 ose 3 ditë përpara sfidës së madhe. “El Clasico” mes Realit të Madridit dhe Barcelonës do të luhet në “Santiago Bernabeu”.

Këto dy skuadra janë ndeshkur 262 herë në historinë e tyre ku katalanasit kresojnë me 108 fitore, ndërsa Reali është ndalur në kuotën e 96 sukseseve.

Golashënuesi më i mirë i historisë së klasikeve është Lionel Messi me 21 rrjeta personale, ndërsa Cristiano Ronaldo mban vendin e tretë me 15 realizime.