Futboll
Tottenhami e deklason Cityn
26.09.2015 16:15
Tottenhami e ka shkatërruar komplet Manchester Cityn me rezultat 4-1 në ndeshjen e zhvilluar në White Hart Lane...

Ndeshja në fillim u dominua nga City, që nuk lejoi gabime, teksa arriti golin së pari pas një kombinimi të Toures me De Bruynen, me këtë të fundit që realizoi golin e tretë në tri ndeshje (25').
Në vazhdim të takimit Tottenhami filloi të marrë lojën në dorë dhe një gol të jashtëzakonshëm shënoi Dier, i cili barazoi për 1-1 në fund të pjesës së parë.
Alderweireld (50') me të filluar pjesa e dytë e vulosi nisjen mbarë të kësaj periudhe për 2-1.
Dominanca vazhdoi kur pas një ore lojë (61') ishte Harry Kane ai që realizoi për 3-1.
Dilema në fund nuk la Erik Lamela, i cili e vulosi fitoren e Tottenhamit për 4-1 që ishte dhe rezultati përfundimtar i këtij takimi.
Kjo është humbja e dytë e Cityt në dy ndeshjet e fundit në Ligën Premier pas disfatës së pësuar nga Juventusi në Ligën e Kampionëve.
Kjo disfatë e Cityt i jep mundësinë Manchester Unitedit, që ka dy pikë më pak aktualisht, e që ndaj Sunderlandit mund të bëhet lider.
West Hami ka pozitën e tretë me 12 pikë, kurse ky lajm është më i mirë se ardhur për Chelsean, që do të provojë t'i afrohet në pesë pikë Cityt me një fitore eventuale ndaj Neëcastle United në St. James Park.
