Botë

PDK: Rastin ÇEZ skandali më i madh i korrupcionit, Meta mohon akuzat

26.09.2015 16:18

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta u është kundërpërgjigjur sot akuzave të djeshme të Liderit Demokrat Lulzim Basha, se Meta është i prfshirë...

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta u është kundërpërgjigjur sot akuzave të djeshme të Liderit Demokrat Lulzim Basha, se Meta është i prfshirë në skandalin më të madh të korrupcionit në Shqipëri në rastin ÇEZ.
 
Madje sipas Metës sulmi i Bashës vjen si rezultat i inatit pasi ai si kryeparlamentar respekton liderin Historik të demokratëve.
 
“Është pakënaqësi e tij për respektin maksimal që unë tregoj ndaj liderit historik, zotit Berisha duke i dhënë mundësinë që të shprehë pakufizim mendimet dhe qëndrimet e tij politike. Është i vetëm kryetar opozite i cili në vend që të kërkojë dorëheqjen e kryeministri, siç kërkohet në përgjithësi nga kryetarët e opozitës në gjithë Europën dhe botën, kërkon vetëm dorëheqjen e kryetarit të Parlamentit”, shprehet kryetari i kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta.
 
Por Basha dje tha se mega skandali do të zbardhet dhe që nga e hëna partia e tij do të propozoj hetim ndërkombëtarë.
 
Për hetim transparent opozita kërkon dorëheqjen e Ilir Metës nga posti I kryeparlamentarit, ndërsa Meta ka thënë se është plotësisht i hapur për hetimin e veprimtarisë së CEZ-it, por deri më tani ka refuzuar të jape dorëheqje.
 
FLUTURA LATIFI