Maqedoni
Dibër: Këtë verë pushimet i kaluan 5000 mërgimtarë
26.09.2015 16:25
Me kalimin e ditëve të nxehta të verës, ashtu siç shtegtojnë Shpezët në vendet e nxehta...

Ashtu u larguan edhe mërgimtarët nga vendlindja e tyre e dashur.
Ata erdhen këtu për të ndarë gëzimin e përbashkët nëpër dasmat tek të afërmit e tyre, si dhe për të kaluar pushimet verore në gjirin familjar, 4 deri ne 5 mijë mërgimtar këtë verë si jo më parë shijuan të veçantën e saj - qetsinë.
Ështe vera e parë që mergimtarët nuk panë zënka e probleme të tjera në qytet, ata qetë panë ndryshimet që bëhen nga vitit në vit por për këtë kanë mirënjohje edhe qytetarët dibran shprehet njeriu i parë i Dibrës Ruzhdi Lata.
Kjo është një meritë e popullatës së ndershme të cilët vertet e duan rendin e qetsinë si dhe e atyre që e duan dibrën.
Pas gumëzhimit të dibrës nga mërgimtarët, qytetarët dibran në heshtje do të presin verën e ardhëshme për tu çmallur sërish me të afërmit e tyre.
ATLI DEMA
