Maqedoni

Peshevski: Nuk do të rritet çmimi i druve për ngrohje

26.09.2015 17:12

Këtë dimët nuk do të ketë problem për furnizim me dru për ngrohje dhe çmimi do të jetë ai i vitit të kaluar...

Kështu deklaroi zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Vlladimir Peshevski, sipas të cilit Dërgesa e drunjve është intensifikuar në tërë shtetin, ndërsa mungesën eventuale, Pyjet e Maqedonisë do ta kompensojnë me import.

Çmimi i drurit për ngrohje, mbetet në nivelin e njëjtë nga viti i kaluar dhe nuk janë të sakta spekulimet se gjatë tërë sezonit çmimi do të shkojnë mbi 3.000 ose 3.500 denarë, tha Peshevski.

Sipas tijë Qeveria po e ndjek situatën, ndërsa çmimi i drunjve të Pyjeve të Maqedonisë dhe sasitë që do t'i porosisin, garantojnë stabilizim të nivelit të njëjtë nga viti i kaluar.

Ndërmarrja Publike Pyjet e Maqedonisë, njoftoi se prej 1 deri 22 shtator ka porositur rreth 70.000 metra kubë dru në nivel të Maqedonisë dhe në të njëjtën kohë me pyjet private ai numër arriti në 95.000 metra kubë.

Çmimi për meter kub mbetet 2.270 denarë me TVSH për dru ahu dhe 2.470 denarë lisi, ndërsa veçmas paguhet edhe për ngarkim dhe transport.