Maqedoni
Ali Ahmeti në Zhelinë, lëshon në përdorim proekte infrastrukturorenë
26.09.2015 18:03
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, së bashku me funksionar tjerë të lartë partiak, qëndroi sot në Komunën e Zhelinës...

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, së bashku me funksionar tjerë të lartë partiak, qëndroi sot në Komunën e Zhelinës, ku ka lëshuar në funskion projekte që janë realizuar në këtë komunë, si dhe ka vizitar zonën industriale, kontrollin teknik dhe fabrikën e vezëve “Vezë Sharri”, ku Ahmeti theksoi se partia e tijë mundohet të ndihmojë me proekte qytetarët dhe bizneset, siç është rasti edhe me fabrikën Vezë Sharri e cila është shembulli i suksesit, pasi ajo tani posedon teknologjinë më moderne që ka Evropa.
“Kemi vënë gurthemel bashkë dhe unë sopt po shoh teknologjinë më modern që ka Evropa, domethënë teknologjia më e përsosur është këtu në një fhsat të rethinës së komunës së Zhelinës”, shprehet kryetari I BDI-së, Ali Ahmeti.
“Sot është bërë kjo një projekt gjigand për pastrimin e mbeturinave, por që të mos hudhen kot, ne shfrytëzojmë dhe prodhojmë energji elektrike”, shprehet pronari I Veze Sharri, Arben Abdurahmani.
Po ashtu sot u lëshuan në funksion edhe rrugët e bekatonizuara në fshatin Debërcë të komunës së Zhelinës. Kryetari I kësaj komune Fatmir Izairi njoftoi se rreth 13 mijë metra katrorë janë bekatonizuar gjatë këtij viti.
“Sot zgjodha këtë vendbanim Debërcën, ndoshta në këtë vend ka shumë pak 500- 600 metra katrorë dhe atje më lartë 1200 metra katrorë bekaton, por zgjodhën Debërcën si simbolikë e bekatonave 13 mijë mertra që janë lëshuar në fund të këtij viti që janë vendosur këtë vit apo 43 metra që janë vendopsur gjatlë menaxhimit tim në këtë komunë”, shprehet kryetar I komunës së Zhelinës, Fatmir Izairi.
“Formalisht për ti dhënë përkrahje të fuqishme kryetarit të komunës që të vazhdojë me këtë aktivitet, të vazhdojë me realizimin e projekteve që I ka në programin e tij , por edhe për të thënë që qeveria dhe ne ministra, por edhe si subjekt do të përkrahim edhe komuinës e zhelinës, por edhe komunat tjera që kanë për qëllim përmirësimin e kushteve infrastrukturore”, shprehet ministri I arsimit Abdilaqim Ademi.
Kryetari Ahmeti, lëshon në përdorim rrugën, ujësjellësin dhe kanalizimin në Zhelinë.
ERSAN PAJAZITI
