Rama, ballkani përpiqet ti afrohet BE-së
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalim përpara seancës së posaçme për zbatimin e Axhendës së zhvillimit post 2015, në Samitin e Kombeve të Bashkuara...

Rama me këtë rast vlerësoi axhendën ambicioze dhe transformuese për Zhvillim të Qëndrueshëm, që synojnë zhdukjen e varfërisë ekstreme, si rruga për të lëvizur nga një bashkëpunim i thjeshtë në një partneritet global.
Sa I përket Shqipërisë, kryeministri nënvizoi rëndësinë e zhvillimit të shtetit, demokracisë dhe vlerave perëndimore.
Ndërsa nuk ngurroi të përmendë vlerën e harmonisë fetare në Shqipëri dhe bashkëpunimi rajonal dhe përpjekjet e Ballkanit për t’u afruar me BE-në.
“Ende në pritje për t’u kualifikuar si anëtarë të BE-së, ne jemi duke bërë gjithçka që mundemi, ndërmjet nismave konkrete, për të sjellë më afër gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe të rrisim bashkëpunimin në çdo fushë të jetës. Dihet botërisht se sa më shumë bashkëpunojmë me njëri tjetrin, sa më shumë bashkëndajmë, sa më shumë jemi të ndërlidhur, sa më shumë e njohim dhe e pranojmë njëri-tjetrin, kemi më shumë shanse që të jetojmë dhe të punojmë së bashku në paqe dhe harmoni. Sigurisht, kjo gjë është thelbësore për qëndrueshmërinë”, tha Rama.
