Botë

Davutoglu: Janë eliminuar kërcënimet terroriste në Turqi

26.09.2015 18:36

Kërcënimet terroriste në Turqi janë eliminuar, deklaroi kryeministri turk Ahmet Davutoglu, lajmëron AA...

Davutoglu, i cili qëndron për vizitë Nju-Jork, theksoi se kërcënimet terroriste kundër Turqisë në shkallë të madhe janë eliminuar pas operacioneve të suksesshme kundër terrorizmit.
 
Kryeministri turk shtoi se forcat e sigurisë me sukses kanë eliminuar terrorizmin.
 
Gjatë operacioneve të suksesshme janë eliminuar kërcënimet, që rrjedhin nga grupet terroriste - Shtetit Islamik, PKK dhe Partisë Revolucionare dhe Fronti Nacionalçlirimtar (DHKP-C).
 
"Janë shkatërruar vatërat, magacinat e municioneve dhe armëve dhe qendrat e PKK-së në Irakun Verior, janë neutralizuar elemente të Shtetit Islam në Siri të cilët paraqesin kërcënim për Turqinë", shtoi Davutoglu.
 
"Qëllimi kryesor është që të sigurojmë praninë e demokracisë dhe sigurisë në vend para zgjedhjeve parlamentare më 1 nëntor", thotë kryeministri turk./mia