Botë

Ban i kërkon Rohanit ndihmë për Jemenin dhe Sirinë

26.09.2015 19:04

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mmon, i ka bërë thirrje presidentit të Iranit, Hassan Rohani...

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mmon, i ka bërë thirrje presidentit të Iranit, Hassan Rohani, që të ndihmojë në gjetjen e zgjidhjes politike të konflikteve në Siri dhe Jemen.
 
Zëdhënësi i Banit ka thënë se ky i fundit ka inkurajuar Rohanin që “t’i kontribuojë zgjidhjes politike të krizave në rajon, sidomos atyre në Siri dhe Jemen”.
 
Dy zyrtarët janë takuar para se Rohani i është adresuar një samiti të liderëve boëtrorë në OKB.
 
Irani është aleat i rëndësishëm i Qeverisë së Sirisë dhe mbështet rebelët Huthi që kanë marrë kontrollin e disa pjesëve në Jemen.
 
Rohani, në fjalimin e tij, ka thënë se Irani “është i etur të bashkëpunojë me fqinjët” në çështjet e zhvillimit./evropaelire