Botë
Merkel u bëri thirrje gjermanëve për unitet rreth krizës së refugjatëve
26.09.2015 19:40
Në vendbanimet e komunës së Zhelinës u lëshuan në përdorim disa proekte infrastrukturore...

Kancelarja gjermane Angela Merkel sot u bëri thirrje gjermanëve ta kthejnë frymën e pranishme gjatë bashkimit të vendit në vitin 1990, që më lehtë të luftojnë me sfidën për integrimin e qindra mijëra refugjatëve dhe migrantëve.
"Uniteti gjerman ishte shumë i veçantë", tha Merkel në fjalimin e saj javor deri te opinioni, ndërsa në prag të 25-vjetorit të bashkimit të Gjermanisë më 3 tetor.
Edhe pse pranoi se pranimi i valës së refugjatëve dhe ndodhitë me detyrën për bashkim të sërishëm të dy punëve shumë të ndryshme, kancelarja gjermane theksoi se integrimi i njerëzve të cilët ikin para luftës dhe varfërisë kërkon përpjekje të ngjashme nga tërë shoqëria gjermane.
Gjermania është destinacioni më i dëshiruar për qindra mijëra refugjatë të cilët ikin nga lufta dhe varfëria në Lindjen e Afërt dhe Afrika dhe arrijnë në Evropë.
Pritet që në Gjermani vetëm këtë vit të arrijnë madje miliona njerëz, që është rritje e madhe në lidhje me numrin prej 200.000 refugjatë dhe emigrantë, aq sa kanë arritur në vitin e kaluar./mia
