Maqedoni

Mbrëmë ndodhi një vjedhje në bastoren” Zlatna Kopacka”

27.09.2015 12:13

Dy persona të maskuar mbrëmë kanë kryer një vjedhje në bastoren “Zlatna Kopacka” në rrugën “Tale Hristov”.

Njëri ka qenë i armatosur me pistoletë, iu është kërcënuar të punësuarës dhe ia ka marr një shumë të caktuar parash ku pastaj ka ikur nga vendi i ngjarjes, transmeton zhurnal.mk
 
Nga ana e ekipit të SPB Shkup është kryer kontroll në vend ngjarje dhe po punohet për zbardhjen e tërësishëm të rastit.