Franca, sulme ajrore kundër militantëve të IS
Franca ka kryer sulmet e para ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik në Siri...

Zyra e presidentit francez ka bërë të ditur për Le Monde, se avionët francezë goditën objektivat e identifikuara gjatë misioneve të zbulimit të kryera gjatë dy javëve të fundit.
Vetë presidenti francez, Fransoa Hollande bëri të ditur në fillim të shtatorit se janë dërguar avione drejt Sirisë, me argumentin e vetëmbrojtjes.
“Ushtria godet këdo që kërcënon Francën”, është shprehur ministri i Mbrojtjes, Jean- Yves le Drian në një intervistë për “Le Monde”.
Ai ka vijuar më tej se do të vihen në shënjestër qendrat e komandës, kampet e trajnimit dhe logjistikën e organizatës terroriste, që ushtria e quan “qendrën e gravitetit” të armikut.
Një koalicion i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara është duke kryer sulme ajrore kundër ISIS në Siri dhe Irak për më shumë se një vit.
